Zgjedhet drejtoresha e SHFMU “Destan Bajraktari”, në Nëpërbisht kandidatët nuk plotësuan kërkesat e formularit C

20.07.2022

Ndërkaq, DKA-Suharekës ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës për drejtor shkolle, i emëruar sipas vendimit të Kuvendit të Komunës 01 nr-016-12157, të datës 28.02.2022 në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit të shpallur 05 nr,556 të datës 16.05.2022 – rishpallje pas përfundimit të […]

Zgjedhet drejtoresha e SHFMU “Destan Bajraktari”, në Nëpërbisht kandidatët nuk plotësuan kërkesat e formularit C Foto: Ilustrim

Ndërkaq, DKA-Suharekës ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës për drejtor shkolle, i emëruar sipas vendimit të Kuvendit të Komunës 01 nr-016-12157, të datës 28.02.2022 në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit të shpallur 05 nr,556 të datës 16.05.2022 – rishpallje pas përfundimit të intervistimit ka publikuar rezultatet përfundimtare.

Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim dhe intervistës me gojë mbajtur për pozitën: Drejtor/e të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Destan Bajraktari” në Suharekë pranohet Meritë Bajraktari.

Ndërsa sa i përket pozitës për drejtor në SHFMU “Rilindja” në Nëpërbisht nuk është pranuar asnjë kandidat, pasi që sipas DKA-Suharekë këta kandidatë nuk kanë plotësuar kërkesat e Formularit C – pjesa e parë dhe pjesa e dytë e vlerësimit sipas nenit 8, pika 4.1.1 dhe 4.1.2 të UA nr. 151/2020.

Udhëzime juridike: Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Komisionin për ankesa dhe parashtresa në Komunën e Suharekës, në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

njoftim-per-drejtor-shkolle-nr.754