Xhemati i xhamisë në Suharekë, dhuron libra për Bibliotekën e qytetit

Para disa dite u hap panairi i librit në Prishtinë, ku ka pasur shumë vizitorë dhe blerës të librave nga shkrimtarë të shquar shqiptarë e madje edhe botërorë, me këtë panair biblioteka e qytetit të Suharekes është pajisjur me shumë libra falë imamit të “Xhamisë së Bardhë”, hoxhës Sabit Gashit.

Me iniciativën e imamit të “Xhamisë së Bardhë”, në Suharekë, hoxhës Sabit Gashi, një të premte pas faljes së xhumas, xhemati i xhamisë kanë tubuar mjete në vlerë prej 400 euro me të cilat kanë blerë libra në panairin e librit në Prishtinë.

Sipas imamit Sabit Gashi, janë blerë 150 tituj librash, literaturë e ndryshme, kryesisht jo fetare të cilat sot imami ia ka dhuruar Bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha” në Suharekë. Librat i ka pranuar menaxherja e bibliotekës Tahire Elshani.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.