VV: Kryetar, rruga në lagjen “Fidanishtja” kur u ndërtu?

Para disa ditësh, si pasojë e reshjeve të shiut është shkatërruar rruga në fshatin Nishor të Suharekës, gjendja e asaj rrugës është e mjerueshme pasi që në të u krijuan edhe disa pellgje të vogla, në formë kënetash ku nga kundërmimi i kanalizimit, ajri e bartë aromën e keqe deri të shtëpitë e banimit tek kjo lagje.

Kryetari i Komunës së Suharekës menjëherë pas publikimit te fotove të kësaj rruge, nga portali SuharekaOnline, reagoi në faqën e tij në Facebook, ku u shprehë që ajo rrugë ishte ndërtuar në vitin 2005, dhe në atë kohë nuk ishte Kryetar.

Sqarimi i plotë i Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj: Rruga Nishor – Breshanc e cila është publikuar sot në rrjete sociale, është ndërtuar në vitin 2015, që rrjedhimisht nënkupton se unë nuk kam qenë atëkohë Kryetar Komune i Suharekës.

“Natyrisht ne të gjithë pa dallim, duhet ta kritikojmë cilësinë e dobët të punimeve. Andaj unë ju siguroj që gjithmonë do ta keni mbështetjen për të kritikuar punën jo cilësore.”

” Unë si gjithmonë jam në teren dhe energjia ime gjithmonë do të fokusohet për zhvillim.”shtoi tutje.

Kurse Arber Kabashi nga Lëvizja Vetëvendosje në një postim në profilin e tij e kritikoj Kryetarin Bali Muharremaj, duke ia rikujtuar se rrugën në lagjën “Fidanishtja” e kishte ndërtuar qeverisja e tij, dhe pa kaluar 4 muaj është dëmtuar.

Postimi i plotë i Arber Kabashi:

“E rruga në lagjen “Fidanishtja” kur u ndërtu?Pa kaluar 4 muaj është dëmtuar, po kur ti bënë 4 vite? (bëhet e pakalueshme, sikurse rruga Nishor-Breshanc)”

Kurse në janar të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar për të njejtën rrugë, pra asaj të ndërtuar në qeverisjën e AAK-së, ku si pasojë e reshjëve të bores, kjo rrugë ishte shkatërruar, ani pse ishte shtruar para 2 muajve.

Shkrimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë:

“Rrezet e Diellit përpos borës “shkrijnë” edhe asfaltin e kryetarit Bali Muharremaj.”

“Për shkak të cilësisë së dobët dhe mos mbikqyrjës së duhur të cilësisë së asfaltit dhe bazës ku është asfaltuar nga autoriteti i komunës për mbikqyrje të ekzekutimit të punimeve, rruga e shtruar para dy muajve nuk ka mundur ta përballojë borën e parë të këtij viti.”

“Dëmtimi kaq i madh i asfaltit ende pa kaluar tre muaj sigurisht që është garanc që në një të ardhme të afërt kjo rrugë do të bëhet e pakalueshme.Kjo rrugë përveç cilësisë së dobët është punuar edhe në mënyrë të dyshimtë meqenëse po e njëjta nuk e ka qenë e planifikuar pavarësisht nevojës së qytetarëve, çfarë ka bërë që aty të ndërhyhet shkel e shko.” Shkroi Vetëvendosje ne ueb faqen e tyre.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.