VV-ja pezullon anëtarin e saj të arrestuar në Suharekë

01.07.2022

Siç bën të ditur policia, të arrestuarit dyshohen se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve. Ndërkaq, Komisioni Disiplinor i LVV-së ka pezulluar anëtarësinë e asamblistit të lartëcekur të LVV-së në Suharekë në subjekt. Pezullim ky deri në një vendim të gjykatës, një gjë të tillë e ka bërë të ditur […]

VV-ja pezullon anëtarin e saj të arrestuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Siç bën të ditur policia, të arrestuarit dyshohen se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkaq, Komisioni Disiplinor i LVV-së ka pezulluar anëtarësinë e asamblistit të lartëcekur të LVV-së në Suharekë në subjekt.

Pezullim ky deri në një vendim të gjykatës, një gjë të tillë e ka bërë të ditur zyra për media e këtij subjekti politik në pushtet, të enjten.

Ndryshe, Fondaj është arrestuar gjatë ditës së mërkurë, kjo me dyshimin për keqpërdorime në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë, përkatësisht keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Kujtojmë se, kjo nuk është hera e parë kur policia e prokuroria kanë ndërmarrë aksione të tilla, pasi që edhe më herët janë kryer operacione policore nën dyshimin për keqpërdorime të subvencioneve në bujqësi, e që rezultuan me disa të arrestuar.