Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Suharekë

Kjo javë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe gjatë ditës së sotme, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja.

Në Komunën e Suharekës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikojë në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj.

Po ashtu në Suharekë do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.