(Mos)votimi i Qeverisë LDK-AAK-NISMA+, flet deputeti i LDK-së, Ardian Shala

28.04.2020

Ndonëse gjatë ditës ishte përfolur se kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, njëherit edhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të votojë pro një qeverisje të LDK-së së bashku me AAK-në, NISMA dhe partitë e pakicave, por ndryshe thotë ai. Gjatë ditës redaksia e SuharekaOnline ka tentuar të komunikojë me deputetin Shala […]

(Mos)votimi i Qeverisë LDK-AAK-NISMA+, flet deputeti i LDK-së, Ardian Shala Foto: Ilustrim

Ndonëse gjatë ditës ishte përfolur se kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, njëherit edhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të votojë pro një qeverisje të LDK-së së bashku me AAK-në, NISMA dhe partitë e pakicave, por ndryshe thotë ai.

Gjatë ditës redaksia e SuharekaOnline ka tentuar të komunikojë me deputetin Shala disa herë radhazi mirëpo ishte i paarritshëm përmes telefonit.

Mirëpo gjatë orëve të mbrëmjes deputeti i LDK-së nga Suhareka, Ardian Shala, ka kthyer përgjigje në redaksinë e SuharekaOnline.

Në përgjigjen e tij ai nuk e ka mohur ose pohuar votën e tij pro Qeverisë Hoti por e ka lënë si mundësi të hapur dhe se vota e tij do të shihet gjatë mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë.

Gjithashtu ai ka treguar se është edhe duke u këshilluar me qytetarë dhe struktura të partisë dhe se një pjesë dërmuese e strukturave janë duke i kërkuar që të qëndrojë pro kryeministrit të LDK-së.

Interesimi i madh për votën për apo kundër të Ardian Shalës vjen pas votës së tij kundër mocionit të 25 marsit ndaj Qeverisë Kurti dhe kundër koaliciont me AAK dhe NISMA.