Votat e kandidatëve të PDK-Suharekë në Prishtinë, prin Ramë Vataj me 286 vota

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.
Enver Hoxhaj ka arritur të grumbullojë 7470 vota në Prishtinë, ndërsa nga kandidatët e degës së PDK’së në Suharekë, prin Ramë Vataj me 286 vota.
Kandidati | Vota |
Rame Vataj | 286 |
Sadik Halitjaha | 64 |
Florim Kryeziu | 109 |
Ruzhdi Kurtishaj | 189 |
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara nga votimi i rregullt.