Numërimi i votave për zgjedhjet e 14 shkurtit tashmë ka përfunduar. Por kanë mbetur ende pa u numëruar votat me kusht dhe ato nga diaspora.
Në qytetin e Podujevës bartësi i listës, Enver Hoxhaj është më i votuari me 3098 vota, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa, nga kandidatët e PDK-së, dega në Suharekë, më i votuari është Ruzhdi Kurtishaj i cili në këtë qytet ka arritur të grumbulloj 136 vota.
Kujtojmë se në bazë të rezultateve preliminare PDK në nivel vendi në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalur partia e dytë.
| Kandidati | Votat |
| Ramë Vataj | 38 |
| Sadik Halitjaha | 26 |
| Ruzhdi Kurtishaj | 136 |
| Florim Kryeziu | 32 |