Votat e kandidatëve të LDK-Suharekë në Klinë, prin Sali Asllanaj me 29 vota

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.
Në qytetin e Klinës, i pari i listës së LDK-së, Avdullah Hoti ka marrë gjithsej 1,702 vota.
Ndërsa, nga kandidatët për deputetë të degës së LDK në Suharekë, në qytetin e Klinës prin Sali Asllanaj me 29 vota, shkruan SuharekaOnline.
Sipas rezultateve të KQZ-së, në këtë qytet LDK-ja ka arritur të grumbullojë 2.869 vota e që në përqindje i bie 17,21%.
Kandidati | Vota |
Avdullah Hoti | 1,702 |
Ardian Shala | 13 |
Bulëza Kuqi | 7 |
Sali Asllanaj | 29 |
Shefqet Kolgeci | 18 |