Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në vendlindjen e Murtez Zekollit, në Bllacë

18.10.2021

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]

Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në vendlindjen e Murtez Zekollit, në Bllacë Foto: Ilustrim

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës, në vendlindjen e Murtez Zekollit, në fshatin Bllacë?

SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në katër qendrat e votimit në fshatin Bllacë, në 2426A/01R, 2426A/02R, 2426A/03R dhe 2426A/04D.

Sipas rezultateve të të katër qendrave të votimit në Bllacë, Murtez Zekolli i PDK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 517 vota, pas tij vije Bali Muharremaj i AAK-së me 397 vota, Ardian Shala i LDK-së 216 vota dhe Salih Zyba i LVV-së 90 vota.

BllacëBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2426A/01R92 vota / 29,87%63 vota / 20,45%21 vota / 6,82%132 vota / 42,86%
2426A/02R81 vota / 26,91%61 vota / 20,27%18 vota / 5,98%141 vota / 46,84%
2426A/03R110 vota / 36,30%61 vota / 20,13%31 vota / 10,23%101 vota / 33,33%
2426A/04D114 vota / 37,01%31 vota / 10,06%20 vota / 6,49%143 vota / 46,43%
TOTAL39721690517