Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në vendlindjen e Ardian Shalës, në Mushtisht

18.10.2021

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i […]

Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në vendlindjen e Ardian Shalës, në Mushtisht Foto: Ilustrim

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Ndërkaq, Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) renditet i treti me 9,42% të votave apo 2 mijë e 494 vota dhe i fundit renditet Murtez Zekolli i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 8,80% të votave apo 2 mijë e 328 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës, në vendlindjen e Ardian Shalës, në fshatin Mushtisht?

SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në pesë qendrat e votimit në fshatin Mushtisht, në 2403A/01R, 2403A/02R, 2403A/03R, 2403A/04R, 2403A/05D.

Sipas rezultateve të të pesë qendrave të votimit në Mushtisht, Ardian Shala i LDK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 892 vota, pas tij vije Bali Muharremaj i AAK-së me 748 vota, Salih Zyba i LVV-së me 127 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së 78 vota.

MushtishtBali MuharremajArdian ShalaSalih ZybaMurtez Zekolli
2403A/01R155 vota / 45,86%138 vota / 40,83%36 vota / 10,65%9 vota / 2,66%
2403A/02R137 vota / 34,08%204 vota / 50,5%40 vota / 9,95%21 vota / 5,22%
2403A/03R214 vota / 50,83%163 vota / 38,72%19 vota / 4,51%25 vota / 5,94%
2403A/04R137 vota / 35,04%220 vota / 56,27%18 vota / 4,60%16 vota / 4,09%
2403A/05D105 vota / 35,84%167 vota / 57,00%14 vota / 4,78%7 vota / 2,39%
TOTAL748 vota892 vota127 vota78 vota