Vonesat në ndërtimin e rrugëve afër një vit nga 90 ditë të planifikuara

Sipara raportit të Auditorit për vitin 2019 në Komunën e Suharekës në kontratat e nënshkruara për projektet kapitale ishin përcaktuar afatet kohore për realizimin punëve apo afateve për furnizimin e pajisjeve.

Ndërsa me rregullat dhe udhëzuesin operativ për prokurimin publik, pika 30.6 specifikohet se, siguria e ekzekutimit mbetet valide për një periudhë tridhjetë (30) ditë pas kompletimit të kontratës.

Gjatë testimit ne kemi vërejtur se realizimi i projekteve kapitale kishte vonesa si në vijim:
1. Në projektin “Ndërtimi i rrugëve lokale “Perspektiva, Mustafaj, Rrustem
Osmani, Dita e Flamurit, Zeqirve -Abazaj, Kovaqit” dhe ndërtimi i urës
te lagjja e “Sopaj” në Mushtisht”, Komuna kishte nënshkruar një kontratë
në vlerë 103,000€ në maj të vitit 2019, ku punët do të duhej të përfundonin
brenda 90 ditë. Megjithatë punimet ende nuk kishin përfunduar, e që
tregon se vonesat janë afër një vit;

2.Në projektin “Ndërtimi i rrugës Freskia (segment), Luk Simoni dhe
rrugët lokale në Sallagrazhdë” në vlerë 20,840€ e lidhur me datë
30.07.2019, punët do të duhej të përfundonin brenda 60 ditë, ndërsa ende
nuk kishin përfunduar punimet, e që paraqet vonesa prej më shumë se
gjashtë muaj në realizmin e këtij projekti;

3.Në projektin “Punimi i fushave sportive në fshatin Grajqevc dhe punime
tjera rinovuese” në vlerë prej 41,623€ e nënshkruar me 16.06.2019, punët
do të duhej të përfundonin brenda 60 ditë, ndërsa punimet ende nuk
kishin përfunduar apo ishin në vonesë shtatë muaj; dhe

4. Në kontratën “Blerja e pajisjeve mjekësore për QKMF, QMF” kontratë e
lidhur me datë 19.07.2019 në vlerë 56,130€, pranimi i furnizimeve ishte
parapara në kontratë të bëhej brenda 30 ditëve, ndërsa furnizimi i tyre
ishte bërë me 30.10.2019 me dy muaj vonesë. Për këtë kontratë nuk na
është ofruar ndonjë sqarim nga komuna se pse ishin vonesat e tilla.

Sipas komunës për të gjitha projektet e lartë cekura arsyet e vonesave ishin si rezultat i prolongimeve të punimeve nga punë kryesit, për shkak të problemeve pronësore dhe mospajtimit të qytetarëve me disa pozicione të punimeve të parapara nga komuna në kontratë, si dhe nevojës për ndryshime të pozicioneve.

E gjithë kjo rrjedhë si pasojë e projekteve dhe specifikimeve teknike jo të duhura nga ana e komunës dhe mos përshtatja e tyre me kushtet në teren.
Për më tepër komuna nuk kishte kërkuar vazhdimin e sigurisë së ekzekutimit të projekteve të lartcekura për të mbuluar vonesat në realizim të punimeve.

Ndikimi Vonesat në realizimin e projekteve pa analizuar mirë projektet dhe kushtet për kryerje të punëve, ndikon në tej zgjatjen e realizimit të projekteve. Po ashtu, mund të rezultojë me dështim të projektit dhe mos arritjen e objektivave komunale, duke ndikuar në proceset buxhetore të projekteve tjera.

Kujdesi jo i duhur lidhur me vazhdimin e sigurisë së ekzekutimit në raste të dëmtimit të punimeve/mallrave, komuna mund të përballet me shpenzime shtesë si dhe arrij kompensimin e dëmeve.

Kryetari duhet të ndërmerr masat për forcimin e kontrolleve lidhur me
mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve sipas planit dinamik dhe kushteve të
kontratës, si dhe zgjidhjen e çështjeve pronësore dhe administrative para fillimit të punimeve, në mënyrë që mos të ketë ndërprerje të punimeve dhe projektet të realizohen sipas planit dinamik. Njëherit për projekte që janë në vonesa të realizmit të sigurohet se është kërkuar vazhdimi i sigurisë së ekzekutimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.