Vjedhje e rëndë në Suharekë, hynë me forcë në lokal vjedhën 40 telefona e një kompjuter

01.07.2021

Në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur gjëra të ndryshme. Policia e Kosovës bënë të ditur se të […]

Vjedhje e rëndë në Suharekë, hynë me forcë në lokal vjedhën 40 telefona e një kompjuter Foto: Ilustrim

Në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur gjëra të ndryshme.

Policia e Kosovës bënë të ditur se të dyshuarit kanë vjedhur 40 copë telefona dhe një kompjuter.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 03:36.

Rasti është duke u hetuar.