Vjedhje, aksidente, tentim vetvrasje, narkotik, kanosje – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë
Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e gjatë dy javëve që lamë pas. Kryesuesja e takimit znj. MihrijeSuka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka numëruar rastet me COVID-19, ku ka thënë se gjithsejtë janë 3042 raste prej të cilëve 2901 të shëruar, 99 vdekje. Ndërsa sa i përket […]
Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e gjatë dy javëve që lamë pas.
Kryesuesja e takimit znj. MihrijeSuka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka numëruar rastet me COVID-19, ku ka thënë se gjithsejtë janë 3042 raste prej të cilëve 2901 të shëruar, 99 vdekje. Ndërsa sa i përket vaksinimit të qytetarëve, ajo tha se brenda ditës vaksinohen nga 600 persona çdo ditë.
Ndërsa komandanti i stacionit të policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, ka raportuar për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës.
Komandanti Sylaj ka shtuar se brenda dy javëve kanë ndodhur: 4 vjedhje, 4 kanosje, 7 aksidente në trafik, 1 dhunë familjare, 2 lëndime aksidentale, 1 para e falsifikuese, 1 armëmbajtje pa leje, 2 moszbatim i gjykatës, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 tentim vetëvrasje, 2 shantazhe, 1 lëndim i lehtë trupor, 1 posedim i narkotikëve, 1 dëmtim prone dhe 1 gjetje e mjetit të pashpërthyer.
Ndërsa gjatë dy javëve janë shqiptuar 469 tiketa prej të cilave 180 për kundërvajtje dhe 289 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.