Vjedhja në argjendarinë në Suharekë, këta janë tre të dyshuarit – Dy janë paraqitur në polici një ende në arrati

17.06.2023

Gjatë ditës së premte u raportua për një vjedhje në njërën nga argjendaritë në Suharekë, ku dyshohej se tre persona kishin vjedhur një çantë dore, ku brenda saj gjendeshin dy telefona. Rasti në fjalë sipas Policisë së Kosovës thuhet të ketë ndodhur në një argjendari në rrugën “Brigada 123”. Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije […]

Vjedhja në argjendarinë në Suharekë, këta janë tre të dyshuarit – Dy janë paraqitur në polici një ende në arrati Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së premte u raportua për një vjedhje në njërën nga argjendaritë në Suharekë, ku dyshohej se tre persona kishin vjedhur një çantë dore, ku brenda saj gjendeshin dy telefona.

Rasti në fjalë sipas Policisë së Kosovës thuhet të ketë ndodhur në një argjendari në rrugën “Brigada 123”.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se të dy të dyshuarit që janë paraqitur vet në Polici janë A.U dhe A.B ndërsa i dyshuari tjetër M.H, ndodhet akoma në arrati.

Të dyshuarit kanë arritur që në mënyrë tinëzare të futen në lokal dhe të vjedhin një çantë dore brenda së cilës kishte dy telefona celularë.

Pronari i argjendarisë e ka denoncuar rastin në Polici dhe më pas në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.

Pas ekzaminimeve janë identifikuar të dyshuarit, të cilët kanë pranuar thirrje që të paraqiten në stacion policor.

Të njëjtat burime thonë se tre të dyshuarit janë emra të njohur për Policinë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer edhe vepra tjera të ngjashme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit që u dorëzuan janë  dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shëndim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës se prerë nga Gjykata.