Vjedhi 1,500 euro në një pompë derivatësh në Suharekë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

08.03.2021

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje për 30 ditë për të pandehurin për shkak të dyshimit të bazuar se i njejti ka vjedhur 1,500 euro në një pompë derivatësh në Suharekë. Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e […]

Vjedhi 1,500 euro në një pompë derivatësh në Suharekë, një muaj paraburgim për të dyshuarin Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje për 30 ditë për të pandehurin për shkak të dyshimit të bazuar se i njejti ka vjedhur 1,500 euro në një pompë derivatësh në Suharekë.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë.

Periudhë kjo e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 05.04.2021 ndaj të pandehurit S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitja nga neni 317 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit S.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

  • I pandehuri S.H., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve, i pandehuri me një person tjetër me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe i pandehuri S.H., pasi i pranon të hollat së bashku me personin tjetër i cili është në arrati largohen në këmbë me shpejtësi,
    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
    Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, po ashtu faktin se i pandehuri është kapur nga ana e organeve policore tri ditë pas kryerjes së veprës penale, si dhe duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale si dhe intensitetin e vlerës së mbrojtur, sidomos duke e marrë për bazë deklarimin fillestar të pandehurit i cili e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale pasi që ka përdorur substanca narkotike,
    Andaj, duke marrë parasysh të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.