Vjedhet vetura në Duhël, policia jep detaje

Të martën rreth orës 05:00 është raportuar se është vjedhur një veturë në fshatin Duhël të Suharekës.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se qytetarit që ka raportuar rastin në oborrin e shtëpisë i është vjedhur automjeti Opel Frontera ngjyrë hiri me targa vendore.

Sipas Osmanollajt qytetari ka bërë të ditur se automjeti ka qenë i hapur dhe se çelësat së bashku me dokumentet e automjetit kanë qenë në automjet.

Ai ka shtuar se ekipet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po zhvillohen hetimet.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.