Vjedhet një veturë në Peqan të Suharekës
09.06.2021
Në mëngjesin e së martës është vjedhur një veturë e tipit Volkswagen Vito me targa të shtetit slloven në fshatin Peqan të Suharekës. Sipas Policisë së Kosovës të martën në fshatin Peqan, Suharekë rreth orës 07:05 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i është vjedhur vetura e tij. Rasti është […]
Në mëngjesin e së martës është vjedhur një veturë e tipit Volkswagen Vito me targa të shtetit slloven në fshatin Peqan të Suharekës.
Sipas Policisë së Kosovës të martën në fshatin Peqan, Suharekë rreth orës 07:05 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të pa njohur i është vjedhur vetura e tij.
Rasti është konfirmuar edhe nga komandanti i policisë në Suharekë, i cili ka bërë të ditur se vetura është gjetur afër shkollës së fshatit Peqan dhe se nga e njëjta është vjedhur vetëm katalizatori.
Ndërkohë njësitë policore janë duke hetuar rastin.