Vjedhen 15 mijë euro dhe një veturë në Bllacë të Suharekës

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të premtën në fshatin Bllacë të Suharekës, ku sipas ankuesve në njërin rast janë vjedhur një shumë e të hollave në vlerë prej 15 mijë euro dhe në rastin tjetër një veturë.

Rastet janë konfirmuar për SuharekaOnline edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se në rastin e parave të vjedhura viktima ka raportuar se persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur shumën e parave në vlerë prej 15 mijë euro.

Gjithashtu edhe në rastin e dytë bëhet e ditur se është vjedhur vetura Renault Megan ngjyrë e kuqe.

Në të dy rastet policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe njësitë relevante janë duke u marr me rastet, përderisa ende nuk raportohet për të arrestuar

RAPORTO