Vitin e kaluar ishin mbi 3000 raste të pickimit nga rriqrat në Kosovë, në Suharekë rreth 400

Numri i të pickuarëve nga rriqërat në Kosovë në vitin 2019 nga muaji shkurt e deri në fund të qershorit ka arritur në afro 3 mijë raste.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, ishte shënuar ulje e numrit të të prekurve.

“Janë raportuar gjithsej 2748 raste të pickimeve nga rriqrat, numri më i madh i pickimeve është raportuar nga Komuna e Malishevës me 960 raste, Suhareka me 385 raste, Klina 273 raste, Rahoveci 125 Raste dhe komunat tjera me numër më të vogël të rasteve”.

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,

IKSHP iu bën thirrje qytetarëve të punojnë në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton:

1. Të punohen të gjitha tokat e punueshme,
2. Të kositen të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë, 
3. Të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive, 
4. Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve,
5. Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë ku kurrsesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathura
6. Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë trupin.

RAPORTO