Vihet gurthemeli i Fshati AGROTURIZËM, premtohen 500 vende të reja të punës

01.10.2021

Në zonën prej 80 hektarësh, 50 hektarë janë hapësira malore ndërsa 34 tjera do shfrytëzohen për ferma, gastronomi dhe rekreacion. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësuesit e kompanive “Bashkimi Projekt”, “Kawa” dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Agroturizëm “Fshati” do të jetë më i madhi ne Evropën Juglindore, i cili do të jetë […]

Vihet gurthemeli i Fshati AGROTURIZËM, premtohen 500 vende të reja të punës Foto: Ilustrim

Në zonën prej 80 hektarësh, 50 hektarë janë hapësira malore ndërsa 34 tjera do shfrytëzohen për ferma, gastronomi dhe rekreacion.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësuesit e kompanive “Bashkimi Projekt”, “Kawa” dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Agroturizëm “Fshati” do të jetë më i madhi ne Evropën Juglindore, i cili do të jetë katalizator i ekonomisë vendore me 500 vende pune.

Ky projekt do të ketë edhe Fshatin Filmik i cila do jetë enkas për produksionet e prodhimit të produkteve filmike, videoklipeve, reklamave.

Gjithashtu në këtë kompleks do të jetë fabrika e bylmetit, kultivimi i mjaltës dhe llojet e salcave të ndryshme.

I tërë projekti do të ndërtohet me materiale të riciklueshme në mënyrë që të ruajmë ambientin. Në këtë projekt planifikohet të investohen mbi 20 milion euro.