Vihet gurthemeli i çerdhës së qytetit në Suharekë

Ashtu siç është paralajmruar ditë më parë nga Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, sot është vënë gurthemeli i çerdhës së re në Komunën e Suharekës.

Komunën e Suharekës sot e ka vizituar Ministri i Arsimit Ramë Likaj dhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit  Blerim Kuçi, ku u pritën nga Kryetari Muharemaj dhe Drejtori i Arsimit Bajselmani.

Gjatë kësaj vizite ku u përuruan dy shkolla fillore, një në fshatin Leshan dhe një në fshatin Dobërdelan, u vë edhe gurthemeli i çerdhës së re e cila do të ndërtohet në lagjen “Fidanishtja”.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani bëri të ditur se çerdhja e re do të ketë hapsirë të mjaftueshme dhe do t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve.

” Sot po fillon fillon një objekt shumë i rëndësishëm në Suharekë, po fillon ndërtimi i çerdhës së re për fëmijë nga mosha 0-5 vjet, jam i gëzuar sepse Kosova e ka kuptuar se edukimi bazik fillon pikërisht në çerdhe” u shpreh Bajselmani.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Kapaciteti dhe hapësira e çerdhës përfshijnë 10 dhoma mësimi me dhoma përcjellëse, në total çerdhja do të jetë rreth 1800 metra katror bëri të ditur Bajselmani për SuharekaOnline.

Bajselmani tha se punimet për këtë çerdhe do të jenë më afatëgjate, nëse ndërtohet sipas planifikimit do të përfundohet brenda dy viteve.

Gjithashtu Bajselmani tha se me hapjen e çerdhës së re do të shtohet edhe numri i të punësuarve sepse çerdhja aktuale në komunën tonë, “Flutrat”, nuk po i përmbushin kërkesat të cilat janë të shumta nga qytetarët.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.