Vidhen tre viça në një stallë në Suharekë, policia po e heton rastin

08.04.2023

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës. Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar […]

Vidhen tre viça në një stallë në Suharekë, policia po e heton rastin

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.

Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i tillë është raportuar të premtën rreth orës 04:00 në Stacionin Policor në Suharekë.

LEXO EDHE:  Suharekë, arrestohet burri për dhunë fizike ndaj gruas

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në stallën e tij dhe kanë vjedhur tre viça, pastaj të njëjtit janë larguar në drejtik të panjohur.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. 

Rr. Sali Nuhija, Suharekë 07.04.2023 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur në stallën e tij i kanë vjedhur tre viça (i vogli i lopës) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e policisë.

Etiketat