[VIDEO] Zjarri shkrumbon sipërfaqe të tokës bujqësore në Shirokë të Suharekës

15.07.2021

Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqe të tokës bujqësore në fshatin Shirokë të Suharekës. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 13:20. Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të temperaturave të larta, pasi që ditëve të fundit në vendin tonë janë shënuar temperatura të theksuara në krahasim me […]

[VIDEO] Zjarri shkrumbon sipërfaqe të tokës bujqësore në Shirokë të Suharekës Foto: Ilustrim

Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqe të tokës bujqësore në fshatin Shirokë të Suharekës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 13:20.

Nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo për shkak të temperaturave të larta, pasi që ditëve të fundit në vendin tonë janë shënuar temperatura të theksuara në krahasim me vitet e kaluara.

Përmes disa pamjeve shihet se zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha.

Zjarrfikësit e Suharekës kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ku në ndihmë i kanë dalur edhe zjarrfikësit e Mamushës.