[VIDEO] Vërshime në fshatin Greikoc

Reshjet e fundit të shiut, kanë bërë që në disa fshatra të ketë edhe vërshime.

Vërshime ka pasur edhe në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Banorët e fshatit Greikoc po kanë probleme me vërshimet. Njëra nga rrugët e këtij fshati e cila sipas banorëve, pas reshjeve të shiut është në gjendje të palakmueshme.

Kjo vërehet nga një video që ka siguruar redaksia, ku shihet se uji ka dalur në rrugë, ku në afërsi ka edhe shtëpi banimi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.