[VIDEO] Tre muaj nga fillimi i punimeve në “Sheshin e Qytetit”, kjo është gjendja e tij!

07.02.2020

Më 6 nëntor 2019 Komuna e Suharekës kishte filluar punimet në “Sheshin e Qytetit”, punime të cilat ishin përcjellur me shumë akuza dhe pakënaqësi si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga ana e partive opozitare. Madje LDK dega në Suharekë kishte inicuar mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të asamblesë […]

[VIDEO] Tre muaj nga fillimi i punimeve në “Sheshin e Qytetit”, kjo është gjendja e tij! Foto: "Sheshi i Qytetit", 07/02/2020

Më 6 nëntor 2019 Komuna e Suharekës kishte filluar punimet në “Sheshin e Qytetit”, punime të cilat ishin përcjellur me shumë akuza dhe pakënaqësi si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga ana e partive opozitare.

Madje LDK dega në Suharekë kishte inicuar mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të asamblesë komunale e cila përveq akuzave ndaj qeverisjes aktuale kishte mbyllur punimet me shumë paqartësi.

I zëshëm dhe insistues në pyetjen e tij ka qenë kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj lidhur me atë se sheshi a do të jetë i hapur apo i mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Megjithë insistimin për një përgjigje të shkurt, këtë nuk e kishte marr nga Muharremaj i cili kishte thënë se fillimisht duhet të përfundojnë punimet dhe pastaj mbetet të shihet.

Gjatë ditëve të festave të fundvitit rritja e fluksit të pjesmarrësve të komunikacionit kishte rritur edhe pakënaqësitë e qytetarëve, si pasojë e kolonave që ishin krijuar, shkruan SuharekaOnline.

Që nga 6 nëntori i vitit të kaluar e deri më sot 7 shkurt 2020 kanë kaluar gjithsej 64 ditë pune duke përjashtuar ditët e festave zyrtare (28 nëntor, 25 dhjetor, 1 janar, 2 janar dhe 7 janar).

Se sa është punuar në ndërtimin e “Sheshit të Qytetit” mund të shihet edhe në videon: