[VIDEO] Suhareka ushton me këngën “Marshi i UÇK-së”

Në rrjetet sociale është paralajmëruar një protestë sot nga ora 21:00 në përkrahje të UÇK-së.
Kjo protestë është thirrur që të zhvillohet nëpër ballkone dhe dritare të shtëpive.
Në këtë thirrje për protestë thuhet se të gjithë ata që e ndjenjë vetën mirënjohës ndaj gjakut të dëshmorëve të lëshojnë këngën “Marshi i UÇK’së”, nëpër dritare dhe ballkone.
E gjithë kjo për shkak të deklaratës së Shkëlzen Gashit, ish-këshilltar politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, se UÇK-ja ka bërë krime, e kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta.
Edhe në qytetin e Suharekës sonte është dëgjuar ky Marsh.
Qytetarët e Suharekës nga ballkonet e tyre kanë lëshuar “Marshin e UÇK-së” në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.