[VIDEO] Reshjet e shumta të shiut, vërshohet fshati Peqan
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë rritur intensitetin e ujërave nëpër lumenj që kanë shkaktuar vërshime nëpër shumë komuna të Kosovës. Pozita gjeografike e Komunës së Suharekës mundëson që pas reshjeve të shumta të ketë vërshime nëpër fshatra dhe pjesë të qytetit duke shkaktuar dëme si nëpër objekte banimi ashtu edhe në kulturat bujqësore. E […]
Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë rritur intensitetin e ujërave nëpër lumenj që kanë shkaktuar vërshime nëpër shumë komuna të Kosovës.
Pozita gjeografike e Komunës së Suharekës mundëson që pas reshjeve të shumta të ketë vërshime nëpër fshatra dhe pjesë të qytetit duke shkaktuar dëme si nëpër objekte banimi ashtu edhe në kulturat bujqësore.
E si pasojë e reshjeve të shumta janë bllokuar edhe disa rrugë në shumë fshatra të komunës, shkruan SuharekaOnline.
Në fshatin Peqan të Suharekës pas reshjeve të shumta atmosferike janë vërshuar rrugët e këtij fshati, e ku shihet se disa nga rrugët janë vështirë të kalueshme.