[VIDEO] Ndodh në Suharekë, shembet fasada 2 vite pas punimeve

21.12.2019

Erërat që kanë prekur Komunën e Suharekës kanë shembur fasadën e një objekti banesor në Suharekë. Ende nuk dihet shkaku se pse fasada e këtij objekti është shembur, si pasojë e punimeve të dobëta apo ndonjë shkaktar tjetër. Por sipas shefit të Insepksionit në Komunën e Suharekës, ky objekt ishte fasaduar para dy viteve kur […]

[VIDEO] Ndodh në Suharekë, shembet fasada 2 vite pas punimeve Foto: Ilustrim

Erërat që kanë prekur Komunën e Suharekës kanë shembur fasadën e një objekti banesor në Suharekë.

Ende nuk dihet shkaku se pse fasada e këtij objekti është shembur, si pasojë e punimeve të dobëta apo ndonjë shkaktar tjetër.

Por sipas shefit të Insepksionit në Komunën e Suharekës, ky objekt ishte fasaduar para dy viteve kur kryetar i Komunës së Suharekës ishte Sali Asllanaj.

Sipas Kadollit fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka vetëm disa dëme materiale.

Për të parë dëmet në vendin e ngjarjes ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe njësiti i Policisë së Kosovës.