Ka përfunduar numërimi pothuajse i të gjitha votave edhe në Komunën e Suharekës.
Sipas rezultateve preliminare në fshatin Budakovë të Suharekës, fiton Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 214 vota në 2 vendvotime.
Sipas rezultateve preliminare LVV e lë pas AAK-në me 202 vota, LDK me 96 vota, PDK me 87 vota dhe NISMA 13 vota, raporton SuharekaOnline.
Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Suharekës është duke prirë me 37.54%.
| 2412A/01R | 2412A/02D | TOTAL | |
| LVV | 114 | 100 | 214 |
| PDK | 42 | 45 | 87 |
| LDK | 52 | 44 | 96 |
| AAK | 94 | 108 | 202 |
| NISMA | 4 | 9 | 13 |