Vetëvendosja fiton edhe në Semetisht, merr 191 vota

16.02.2021

Ka përfunduar numërimi i votave në tërë vendin, e që sipas rezultateve bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë e cila në total ka marrë 378.550 e që në përqindje i bie 47,85%. Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.54% apo 9 mijë e 557 […]

Vetëvendosja fiton edhe në Semetisht, merr 191 vota Foto: Ilustrim

Ka përfunduar numërimi i votave në tërë vendin, e që sipas rezultateve bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë e cila në total ka marrë 378.550 e që në përqindje i bie 47,85%.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.54% apo 9 mijë e 557 vota, pasohet nga AAK me 20.49% apo 5.218 vota, LDK e treta me 19,26% apo 4.905 vota dhe e katërta PDK me 17,05% apo 4.340 vota.

Ndërsa sipas rezultateve, bëhet e ditur se në fshatin Semetisht të Suharekës prinë Lëvizja Vetëvendosje me 191 vota duke lënë pas AAK me 149 vota, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, më poshtë se këto dy parti është edhe LDK e cila në total në këtë fshat ka marr 143 vota, më pas vjen PDK me 65 vota dhe NISMA me 37 vota.

2421A/01R2421A/02DTOTAL
LVV10982191
AAK9554149
LDK8558143
PDK531265
NISMA261137