Vetëm një rast aktiv me COVID-19 në Suharekë, 238 në tërë Kosovën

Vetëm një rast aktiv me COVID-19 në Suharekë, 238 në tërë Kosovën
Çlirim Gashi

16.06.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 12 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 119 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.107 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 238, prej tyre një në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,595 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Istog (3), Prizren (2), Skenderaj (2), Lipjan (2), Prishtinë (1), Gjilan (1), Suharekë (1).

LEXO EDHE:  Suharekë, policia has në dy të mitur ndaj të cilëve ishte ushtruar dhunë, arrestohet babai

Ndërsa të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (26), Mitrovicë (10), Prizren (10), Ferizaj (8), Gjilan (7), Podujevë (6), Rahovec (6), Vushtrri (5), Gjakovë (4), Lipjan (4), Fushë Kosovë (4), Gllogoc (4), Suharekë (4), Viti (4), Obiliq (3), Pejë (3), Dragash (2), Shtime (2), Kamenicë (2), Deçan (2), Skenderaj (1), Malishevë (1), Klinë (1).

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit