Vetëm në qershor 9 vjedhje në Suharekë

02.07.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve. Vjedhje të tilla e të shumta […]

Vetëm në qershor 9 vjedhje në Suharekë Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e vjedhjeve të cilat kanë ndodhur gjatë muajit qershor në Komunën e Suharekës.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit qershor në Suharekë kanë ndodhur 9 vjedhje.

Gjatë dy javëve të para të qershorit ndodhën 8 vjedhje, dhe në dy javët e fundit të këtij muaji që lamë pas ndodhi një vjedhje.

MuajiNr. i vjedhjeve në
Komunën e Suharekës
Dy javët e para të Qershorit8
Dy javët e fundit të Qershorit1
TOTAL9

Kështu ka bërë të ditur edhe komandanti i Policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, në takimin e sigurisë lokale të mbajtur gjatë ditës së djeshme.