Vetëm në qershor 9 aksidente trafiku në Suharekë

22.06.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Vetëm të dielën në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente kanë përfunduar me persona të […]

Vetëm në qershor 9 aksidente trafiku në Suharekë Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Vetëm të dielën në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 16 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale, raporton SuharekaOnline.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e aksidenteve për muajin qershor në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se brenda dy jave në në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 9 aksidente trafiku.

Kështu ka bërë të ditur edhe shefi i sektorit të operativës, toger Bashkim Gashi, në takimin e sigurisë lokale të mbajtur më 17 qershor.