Vetëm në muajin qershor 13 aksidente trafiku në Suharekë

07.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 47 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e aksidenteve […]

Vetëm në muajin qershor 13 aksidente trafiku në Suharekë Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 47 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e aksidenteve për muajin qershor në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit qershor në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 13 aksidente trafiku.

Në takimin e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, e kryesuar nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj dhe Shefi i sektorit të operativës, toger Bashkim Gashi, ka raportuar për rastet që kanë ndodhur në muajin qershor.

Gashi ka bërë të ditur se vetëm në dy javët e para të muajit qershor në Suharekë kanë ndodhur 9 aksidente trafiku.

Ndërsa komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka bërë të ditur se në dy javët e fundit të qershorit në këtë komunë ndodhën 4 aksidente.

Javët e muajit qershorNr. i aksidenteve në Komunën e Suharekës
2 javët e para të qershorit9
2 javët e fundit të qershorit4
TOTAL13