Vetëm në muajin maj 15 aksidente trafiku në Suharekë

Vetëm në muajin maj 15 aksidente trafiku në Suharekë
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Suhareka

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të mërkurën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 65 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e aksidenteve për muajin maj në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit maj në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 15 aksidente trafiku.

Në dy takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, e kryesuar nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka raportuar për rastet që kanë ndodhur në muajin maj.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, nesër këto fshatra të Suharekës mbesin pa rrymë

Sylaj ka bërë të ditur se vetëm në dy javët e para të muajit maj në Suharekë kanë ndodhur 7 aksidente trafiku, ndërsa në dy javët e fundit të majit në këtë komunë ndodhën 8 aksidente.

Javët e muajit majNr. i aksidenteve në Komunën e Suharekës
2 javët e para të majit7
2 javët e fundit të majit8
TOTAL15
RAPORTO