Vetëm në 4 ditët e para të korrikut 3 vjedhje në Suharekë

05.07.2021

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici. Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për […]

Vetëm në 4 ditët e para të korrikut 3 vjedhje në Suharekë Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici.

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

Vetëm në 4 ditët e para të muajit korrik në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 3 raste të vjedhjeve.

Më 1 korrik në Stacionin Policor në Suharekë ishte raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur 40 copë telefona dhe një kompjuter.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 03:36.

Ndërsa më 3 korrik në fshatin Leshan të Suharekës është vjedhur një veturë “Pikap – Citroen” me targa vendor.

Këtë e ka bërë të ditur për SuharekaOnline pronari i veturës: Kushtrim Ramadani.

Ai ka thënë se rreth orës 3:00 të mëngjesit i’a kanë vjedhur veturën, siç edhe ka mundur ta vërejë në kamerat e fqinjit.

Pronari i veturës së vjedhur ka kërkuar ndihmë nga qytetarët se kush do që e sheh këtë veturë ta lajmërojë atë.

Numri kontaktues: 049 422 884

Ndërsa më 4 korrik është thyer një shtëpi në Suharekë.

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së djalit të tij dhe nga aty kanë arritur një shumë parash prej 450€ dhe stoli ari (vlera nuk është përcaktuar).

Rasti në fjalë nga policia është konsideruar si ”vjedhje e rëndë”.

Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se rasti vazhdon të hetohet.