Vetëm gjatë korrikut 5 vjedhje në Suharekë

Vetëm gjatë korrikut 5 vjedhje në Suharekë
Fjolla Hoxha

17.07.2021 / Suhareka

Rastet e vjedhjeve në Kosovë pothuajse raportohen çdo ditë në polici.

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

Vetëm në këto ditët e muajit korrik në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 5 raste të vjedhjeve.

Më 1 korrik në Stacionin Policor në Suharekë ishte raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur 40 copë telefona dhe një kompjuter.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë rreth orës 03:36.

Ndërsa më 3 korrik në fshatin Leshan të Suharekës është vjedhur një veturë “Pikap – Citroen” me targa vendor.

Ndërsa më 4 korrik është thyer një shtëpi në Suharekë.

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së djalit të tij dhe nga aty kanë arritur një shumë parash prej 450€ dhe stoli ari (vlera nuk është përcaktuar).

LEXO EDHE:  Ballkani kthehet në Suharekë me fitore në ndeshjen miqësore në Turqi

Rasti në fjalë nga policia është konsideruar si ”vjedhje e rëndë”.

Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se rasti vazhdon të hetohet.

Më 13 korrik në fshatin Peqan janë vjedhur dy vetura

Dy vetura janë vjedhur një qytetari mëngjesin e 13 korrikut në fshatin Peqan të Suharekës, të cilat gjendeshin në garazhin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 06:40 ku sipas pronarit B.R ai kishte veturat në garazh së bashku me dokumentet dhe qelësat.

Ai ka bërë të ditur se viktima e ka raportuar rastin rreth orës 07:00 të mëngjesit duke treguar se vetura e tipit Volkswagen Polo ngjyrë hiri dhe Opel Corsa ngjyrë e kaltër të dyja me targa të Kosovës nuk gjendeshin në garazh.

Ndërsa më 15 korrik është thyer një shtëpi në Suharekë, ku ankuesi mashkull ka raportuar se nga shtëpia e tij nga persona ende të panjohur i janë vjedhur para të gatshme 1200 euro dhe një sasi e konsiderueshme stoli ari.

Rasti në fjalë nga policia është konsideruar si ”vjedhje e rëndë”.

Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se rasti është duke u hetuar.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit