Vetëm dje dy raste të rrahjes në Suharekë, arrestohen dy persona

25.07.2021

Të shtunën në stacionin policor në Suharekë janë raportuar dy raste të rrahjes, ku si pasojë dy persona janë arrestuar dhe disa janë lënduar. Në rastin e parë raportohet se të shtunën rreth orës 18:36 pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër meshkuj. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim […]

Vetëm dje dy raste të rrahjes në Suharekë, arrestohen dy persona Foto: Ilustrim

Të shtunën në stacionin policor në Suharekë janë raportuar dy raste të rrahjes, ku si pasojë dy persona janë arrestuar dhe disa janë lënduar.

Në rastin e parë raportohet se të shtunën rreth orës 18:36 pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër meshkuj.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që rreth orës 19:50 kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.