Vetëm 4 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 345 në tërë Kosovën

15.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë […]

Vetëm 4 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 345 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 5 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 94 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 104.988 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 345, prej tyre 4 në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,583 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (4) dhe Fushë Kosovë (1).

Ndërsa brenda 24 orëve të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (64), Mitrovicë (7), Skenderaj (4), Vushtrri (3), Fushë Kosovë (2), Pejë (2), Gjakovë (2), Podujevë (2), Obiliq (2), Suharekë (1), Leposaviq (1), Ferizaj (1), Gllogoc (1), Lipjan (1), Zveçan (1).