Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.
Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.292.
Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 166, prej tyre tre raste në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 107,714 raste dhe 2,256 raste të vdekjes.