Vetëm 2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 174 në tërë Kosovën

21.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë shëruar […]

Vetëm 2 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 174 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së dielë janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një rast i vdekjes nga ky virus.

Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 9 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.227.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 174, prej tyre dy në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,653 raste dhe 2,252 raste të vdekjes.