Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Suharekës, ku është vetaksidentuar një veturë.

Sot rreth orës 17:10 minuta ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë e tipit golf katër ka goditur një shtyllë elektrike, shkruan SuharekaOnline.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline deri më tani mësohet se nuk ka ndonjë person të lënduar.

Si pasojë e ngarkesës dhe mos kujdesit në komunikacion janë shtuar edhe aksidentet, Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar shoferët që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjës së veturave dhe që te respektojnë rregullat e komunikacionit.