Vetaksident në rrugën Tërrnje-Nëpërbisht, lëndohen dy femra

07.08.2023

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik. Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës së hënë, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, raporton SuharekaOnline. Nga burime të SuharekaOnline bëhet e ditur se vetaksidenti ka […]

Vetaksident në rrugën Tërrnje-Nëpërbisht, lëndohen dy femra Foto: Ilustrim

Mosrespektimi i rregullave në trafik, ngarkesa e komunikacionit, pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, janë vetëm disa nga faktorët që ndodhin aksidentet në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës së hënë, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, raporton SuharekaOnline.

Nga burime të SuharekaOnline bëhet e ditur se vetaksidenti ka ndodhur në rrugën Tërrnje-Nëpërbisht, ku përveç dëmëve materiale të lënduara kanë mbetur edhe dy femra.

Gjendja shëndetësore e dy të femrave aktualisht është e mirë dhe stabile.

Në vendin e ngjarjes ka dal Urgjenca e Suharekës dhe Njësia e Trafikut Rajonal- Prizren.