Vetaksident në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc, një i vdekur dhe dy të lënduar

02.01.2022

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc. Sipas raportimeve nga vendi ngjarjes një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar. Nga informacionet e siguruara bëhet e ditur se viktima është 14 vjeçar dhe nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës. Në vendin e ngjarjes tashmë janë zjarrfikësit dhe […]

Vetaksident në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc, një i vdekur dhe dy të lënduar Foto: Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc.

Sipas raportimeve nga vendi ngjarjes një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar. Nga informacionet e siguruara bëhet e ditur se viktima është 14 vjeçar dhe nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë zjarrfikësit dhe njësitet e intervenimit të shpejtë.