Vetaksident në Bllacë, lëndohet një person

Të dielën në fshatin Bllacë të Suharekës ka ndodhur një vetaksident.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se dje (e dielë) rreth orës 00:45 ka ndodhur një vetaksident ku është lënduar një person.
Një person në fshatin Bllacë perderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e vetaksidentit, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.