Vetaksident në Bllacë, lëndohet një person

06.04.2023

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik. Një vetaksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bllacë të Suharekës, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës bën të ditur se dje rreth orës 19:10 një person me […]

Vetaksident në Bllacë, lëndohet një person Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mosrespektimi i rregullave në trafik dhe kushtet atmosferike janë disa nga arsyet që shkaktohen aksidentet në trafik.

Një vetaksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bllacë të Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës bën të ditur se dje rreth orës 19:10 një person me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident, ku edhe ka pësuar lëndime trupore.

Poashtu, policia ka njoftuar se i vetaksidentuari ka pranuar tretman mjekësor dhe më pastaj është liruar për në shtëpi.

Sipas Policisë së Kosovës në Suharekë, rasti në fjalë është duke u hetuar.