Vendosja e billboardit afër gjimnazit “Jeta e Re”, PZAP dënon LDK-në me 1,500 €

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datat 14, 15 dhe 16 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 134 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

Gjatë seancës të datës 15 shkurt të PZAP është pranuar e bazuar kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore nga LDK në Suharekë.

Sipas kësaj ankese prentedohet se në ditën e zgjedhjeve simpatizantë të LDK-së kanë vendosur billboard me përmbajtje elektorale afër Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë dhe me këtë rast LDK dënohet me 1500 euro.

RAPORTO