VENDIM: Në Suharekë nuk lejohet hyrja e qytetarëve në biznese pa maska dhe dorëza!

07.04.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pas takimit me Shtabin Emergjent ka marr vendim që të gjitha bizneset që u lejohet të operojnë të mos lejojnë hyrjen e qytetarëve në to pa maskë dhe dorëza. “Tash e tutje, obligohen bizneset të cilave ju lejohet operimi në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që […]

VENDIM: Në Suharekë nuk lejohet hyrja e qytetarëve në biznese pa maska dhe dorëza! Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pas takimit me Shtabin Emergjent ka marr vendim që të gjitha bizneset që u lejohet të operojnë të mos lejojnë hyrjen e qytetarëve në to pa maskë dhe dorëza.

“Tash e tutje, obligohen bizneset të cilave ju lejohet operimi në bazë të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që të mos lejojnë hyrjen e qytetarëve në hapsirën e biznesit të tyre, pa maskë dhe dorëza të vendosura” ka bër të ditur Muharremaj.

“Poashtu secili biznes duhet t’i merr masat e duhura për vendosje të mjeteve dezinfektuese në hyrjet e tyre” ka shtuar ai, shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe sot është mbledhur Shtabi Emergjent ku ka marr një sërë masash të reja si: Dezinfektimi i hapsirave publike në qytet dhe fshatra, kërkesë zyrtare drejtuar Policisë në Suharekë që të bllokohen hyrje-daljet Suharekë-Malishevë, Asnjë qytetar të mos lejohet të hyjë në markete, banka, institucione dhe kudo në hapsira të ndryshme pa maskë dhe doreza, në hyrje të secilit lokal apo qendër tregtare, ku bëhet frekuentimi i madh i qytetarëve vet bizneset duhet të marrin masa për dezinfektim, të shtohet numri i inspektorëve nga Komuna e Suharekës për mbikqyrjen e zbatimit të urdhëresave të caktuara për situatën e fundit, rritjen e fondit shtesë emergjent u shtua edhe për 40.000 euro.