Vendbanimet e 10 rasteve me COVID-19, prin Gjinoci me 3 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 363 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 71 vjeç, shkruan SuharekaOnline.

Vendbanimet e rasteve të sotme me COVID-19 janë: Dobërdelan (1), Gjinoc (3), Mushtisht (1), Peqan (1), Reshtan (1) Samadrexhë (1) dhe Studençan (2).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.405 raste të vdekjes.

RAPORTO